PSZH-ja e Luis Enrikes, “ngjajshmëri” të madhe me atë të Guardiolës te Man. Siti

Është e pamundur të mos vëresh se sa shumë ngjan finalja e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet më 31 maj në Mynih kundër PSZH-së me atë të fundit të luajtur nga Interi, vetëm dy vjet më parë, kundër Man. Siti.

Para së gjithash, të dy ekipet kanë pronësi arabe, me marrëdhënie të ndryshme mes bordeve franceze dhe angleze. Të dyja, përpara se të përballeshin me zikaltrit, kishin luajtur vetëm një finale të Ligës së Kampionëve në të gjithë historinë e tyre dhe të dyja, me një vit diferencë (2020 dhe 2021), ishin mposhtur 1-0 në aktin e fundit të Kupës më të rëndësishme.

Pastaj nuk mund të mos mendosh për ngjashmëritë e tjera, ato teknike. Siti dhe PSZH udhëhiqen nga dy interpretuesit më të mirë të futbollit pozicional në stilin e Barcelona-s (pikërisht skuadra e eliminuar nga Interi në gjysmëfinale), duke fituar nga një tripletë secili ndërsa udhëhiqnin katalanasit.

Një tripletë që Guardiola e përsëriti në Mançester duke mposhtur Interin, i njëjti rezultat që Luis Enrike mund ta arrijë te PSZH nëse ata do të do të mposhtnin Reims në finalen e Kupës së Francës dhe Inter-in në Mynih.

Idetë themelore janë të ngjashme, me dallime logjike të lidhura me karakteristikat e individëve dhe me parime që ndryshojnë në detaje të caktuara. Shkurt, ka shumë pika kontakti, por nuk është aspak e sigurt që historia do të përsëritet për shkak të disa rastësive. Përkundrazi…

LEXO EDHE:

Back to top button