Mareska: Tani fokusi në kampionat dhe pastaj finalja e Ligës së Konferencës

Çellsi ka arritur në finalen e  Ligës së Konferencës pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Djurgardens në Londër. Rezultat që i dërgon “blutë” në aktin final të kompeticionit, të planifikuar për Wroclaw kundër Betis Sevilla. Trajneri Enzo Mareska u shpreh i kënaqur për kualifikimin.

“Jam shumë i lumtur. Hapi i parë është hedhur dhe ia dolëm mbanë. Tani kemi gati njëzet ditë për t’u përgatitur për finalen dhe shpresojmë të arrijmë ta fitojmë këtë trofe. Ne e përfunduam ndeshjen me kaq shumë lojtarë të rinj, praktikisht një ekip i dytë. Jam shumë i lumtur për djemtë dhe që arritëm në finale. Kemi shumë djem të rinj që luajnë dhe mund të rriten”, shtoi më tej trajneri i Çellsi.

 

Trajneri i bluve theksoi rëndësinë e kësaj eksperience për të rinjtë.

 

“Është thelbësore për ta, për ne dhe për të gjithë grupin. Tani kemi tre ndeshje në Premier Ligë para finales dhe duhet të jemi të fokusuar“.

 

Çellsi vjen pas pesë fitoreve radhazi, një shenjë e një mentaliteti fitues që Mareska dëshiron të konsolidojë.

 

“Jemi në një moment të mirë, por në më pak se 72 orë kemi një ndeshje tjetër. Duhet të mendojmë menjëherë për atë të radhës“.

LEXO EDHE:

Back to top button