Sanço largohet nga Çellsi, dy skuadra gjermane vihen në gatishmëri

Çellsi është i gatshëm të paguajë një gjobë prej 5 milionë funte për të mos e kthyer në transferim të përhershëm huazimin e Xhadon Sanços, raporton “Mirror”. Anësori i Man. Junajtedit, i cili u bashkua me Çellsin për një sezon si huazim me detyrim blerjeje prej 25 milionë funte, nuk ka arritur të bindë në “Stemford Brixh”.
Londinezët po planifikojnë të tërhiqen nga marrëveshja, edhe nëse kjo nënkupton pagesën e gjobës për të shmangur blerjen e sulmuesit anglez.
Man. Junajted është i hapur për ta shitur Sançon për një shumë nën 20 milionë funte, për të reduktuar humbjet dhe për të liruar pagën e tij prej 250,000 funte në javë. Kjo situatë ka ngjallur interes nga Bundesliga, me Bajer Leverkuzeni dhe Borusia Dortmund që po monitorojnë nga afër. Leverkuzeni kërkon përforcime për shkak të largimit të mundshëm të Florian Virtzit dhe Çabi Alonsos këtë verë.
Të dy klubet gjermane shpresojnë të bindin Sançon për një ulje page, me çmimin më të ulët të kërkuar nga Man. Junajted që mund të hapë rrugën për një marrëveshje