Qeveria talebane e ka shtuar shahun në listën e aktiviteteve të ndaluara, duke e klasifikuar atë si bixhoz dhe shkelje të vlerave morale

Qeveria talebane e ka shtuar shahun në listën e aktiviteteve të ndaluara, duke e klasifikuar atë si bixhoz dhe shkelje të vlerave morale

Shahu konsiderohet një “mjet për bixhoz”, i cili është i ndaluar sipas Aktit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve, i miratuar vitin e kaluar, tha për AFP zëdhënësi i Autoritetit të Sportit, Atal Mashwani. Meqenëse këto janë çështje fetare, shahu do të pezullohet në Afganistan derisa të zgjidhen këto çështje, shtoi Mashwani, pa specifikuar dënimet për shkeljen.

Azizullah Gulzada, 46 vjeç, pronari i një kafeneje në Kabul ku klientët e kanë shijuar lojën deri më tani, tha se do ta zbatonte ndalimin, por argumentet fetare nuk e bindën për drejtësinë e vendimit.

-Shumë vende myslimane kanë lojtarë të nivelit ndërkombëtar që marrin pjesë në gara ndërkombëtare. «Shumë të rinj vinin këtu çdo ditë pa para për të vënë bast», tha ai.

Gulzada shprehu keqardhje që njerëzit do të kenë më pak justifikime për t’u mbledhur dhe shtoi se ka shahistë të apasionuar që ka të ngjarë të jenë të pakënaqur me vendimin.

Që kur u rikthyen në pushtet në vitin 2021, talebanët kanë imponuar gradualisht vizionin e tyre ultra-rigoroz të Islamit, duke ndaluar aktivitete dhe sporte të caktuara.

Talibanët ndaluan garat e arteve marciale të përziera (MMA) vitin e kaluar, duke thënë se ato ishin “shumë të dhunshme dhe problematike për ligjin e Sheriatit”, ndërsa kriketi praktikohet ende gjerësisht, por vetëm midis burrave.

Talebanët gradualisht i izoluan gratë nga jeta publike, duke i ndaluar ato të hynin në parqe, palestra, sallone bukurie dhe universitete, duke bërë që Kombet e Bashkuara (OKB) të dënonin një “aparteid gjinor” të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button