Juventusi ka humbur plot 23 pikë nga situata avantazhi?!

Sezoni 2024-2025 po kthehet në një makth për Juventusin, që vazhdon të humbasë pikë të çmuara në mënyrën më të dhimbshme, duke u përmbysur. Barazimi 1-1 ndaj Lacios në “Olimpiкo” është rasti i fundit në një listë të gjatë ndeshjesh, ku bardhezinjtë kanë shpërdoruar avantazhin. Këtë herë ishte radha e ekipit të Igor Tudor, por problemi nuk është i ri, ishte prezent edhe nën drejtimin e Tiago Motës.

Në total, Juventusi ka humbur plot 23 pikë nga situata avantazhi, një statistikë alarmante që e rendit në vendin e tretë për këtë “antirekord” në Serinë A.

Më keq qëndrojnë vetëm Venecia me 30 pikë të humbura dhe Komo me 24. Një sinjal i qartë i mungesës së stabilitetit dhe përqendrimit në minutat vendimtare të ndeshjeve. Në 10 raste, Juventusi ka arritur të shpëtojë të paktën një pikë duke mbyllur sfidat në barazim, por me 16 barazime gjithsej këtë sezon, rekordi historik është gjithnjë e më afër.

Aktualisht, vetëm Udineze e sezonit 2023- 2024 ka më shumë, me 19 barazime në formatin modern me 38 ndeshje, ndërsa rekordi absolut i përket Mantovës së sezonit 1966- 1967 me 22 barazime.

Ky ritëm i barazimeve e dëmton rëndë Juventusin në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Vetëm një herë në historinë e klubit, në sezonin 1955- 1956, “Zonja e Vjetër” kishte regjistruar më shumë barazime në kampionat, 17 gjithsej.

LEXO EDHE:

Back to top button