Boban: Milani ka nevojë për 3-4 përforcime, dallim i madh me Interin

Zvonimir Boban, ish-mesfushori dhe ish-drejtuesi i kuqezinjve, i ka komentuar dallimet e dukshme midis Interit dhe Milanit, duke theksuar hendekun e thellë në strukturën dhe identitetin e klubeve. Në një intervistë për kanalin YouTube të gazetarit sportiv Andrea Longoni, “Milan Hello”, Boban nënvizoi qartë.

“Kur shikojmë rezultatet, diferenca është e qartë. Edhe kur shikojmë shoqëritë përkatëse, dallimi është i qartë. Kur shikojmë në tërësi atë që përfaqësojnë sot Interi dhe Milani, diferenca është e qartë. Kjo është e lehtë për t’u kuptuar, edhe pse më vjen shumë keq.

Sot ka shumë diferencë si klube mes Interit dhe Milanit. Në aspektin teknik, dy skuadrat milaneze nuk janë larg. Distanca qëndron në mënyrën se si ndërtohet një skuadër konkurruese. Milanit i duhen 3-4 përforcime të duhura që t’i japin ekuilibër lojës, çka i ka munguar gjatë gjithë sezonit…

Kroati shtoi se Milani ka pasur mungesë identiteti gjatë gjithë sezonit, duke ndryshuar shpesh stilin e lojës dhe pa një drejtim të qartë. Sipas Boban, me 3-4 përforcime të duhura, që mund të sjellin një logjikë loje, Milani mund të shpresojë të bëhet skuadër e vërtetë. Në kontrast, ai e përshkroi Interin si skuadër konkurruese, me një identitet të qartë dhe që gjithmonë di çfarë të bëjë.

Këto komente pasqyrojnë shqetësimin e Boban për drejtimin aktual të Milanit dhe theksojnë nevojën për një strategji më të qartë, përforcime të menduara mirë për ta rikthyer “Djallin” në nivelet më të larta të konkurrencës.

LEXO EDHE:

Back to top button