Mendes: “Lamine Jamal, e meriton Topin e Artë këtë vit”

Menaxheri Horhe Mendes insiston se klienti i tij, Lamine Jamal e meriton “Topin e Artë” për vitin 2025. Talenti spanjoll ka qenë i jashtëzakonshëm me Barcelonën përkundër faktit se nuk arrit të shkonte në finale të Ligës së Kampionëve.
17 vjeçari i ka realizuar 16 gola dhe i ka bërë 24 asistime me një total prej 40 kontributesh në gola në të gjitha garat deri tash. Për këtë, menaxheri portugez beson se kampioni i Evropës me Spanjën duhet ta fitojë çmimin prestigjioz individual.
“Ai ka qenë më i miri në botë në këtë sezon dhe kjo është e qartë, kështu që Topi i Artë do të ishte i merituar. Shpresoj që do të votohet dhe ta fitojë pasi ka qenë thjesht fantastik. Është mjaft e bukur ta shohësh një 17 vjeçar duke bërë aq mirë për të ardhmen e këtij sporti,” tha mes tjerash Mendes.