Si vrasja në Shtip dhe përleshja brutale në Shkup, kishin të përfshirë shtetas turq – S’ka qëndrim zyrtarë nga Ambasada

Si vrasja në Shtip dhe përleshja brutale në Shkup, kishin të përfshirë shtetas turq – S’ka qëndrim zyrtarë nga Ambasada

Gazetar: Avni Tahiri

Numri i shtetasve turq në vend çdo ditë e më shumë po shtohet, si nga të rinjtë që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të studiuar, po ashtu edhe punëtoret e ndërtimit apo në sektorë të ndryshëm, për shkak të krizës ekonomike të atjeshme. Por, dy ngjarjet e fundit me protagonistë shtetasit turq, tronditën vendin, shkruan Alsat.

Vrasja e studentit turk në Shtip si dhe tentativa për vrasje e dy ditëve më parë mes dy shtetasve turq, pushtuan opinionin publik dhe mediatik.  Alsat tentoi të merr një qëndrim nga ana e ambasadorit turk, sot, lidhur me kontaktet që ai ka me autoritetet vendase dhe nëse është njoftuar zyrtarisht nga ata për rastet si dhe masat ndaj tyre, por nuk morëm përgjigje.

Zotëri ambasador kam një pyetje për ngjarjen… mund të ndaloni për një minutë?

Sigurimi i ambasadorit na e pamundësoi gjithashtu këmbënguljen tonë për një qëndrim zyrtar.

Një ditë më parë, buletini policor shënonte ngjarjen e tentativës për vrasje të një shtetasi turk nga një bashkëkombës i tij i cili kishte dashur ta eliminonte me një kapak pusete. Ngjarja kishte filluar pas një zënke verbale, që më pas të përleshen fizikisht, duke bërë që i dëmtuari të bjerë përtokë, ndërsa në atë moment i dyshuari ka marrë një kapak të pusetës dhe me të disa herë e ka goditur, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I dëmtuari përfundoi në Klinikën e Neurokirurgjisë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa ngjarja tjetër e rëndë ndodhi në një kafene të Shtipit. Autori i krimit pas ekzekutimit, u arratis ndërsa ndjekja e policisë ishte sikur nëpër filma deri në arrestimin e tij dhe 4 shtetasve të tjerë turq të cilët e ndihmuan në kryerjen e krimit. Policia ende vazhdon hetimin e rastit, ndërsa autori rrezikon dënim të përjetshëm me burg sipas kodit penal të vendit./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button