Niko Uiliams, ndez garën mes Arsenalit dhe Çellsit

Dëshira e Niko Uilliams për të provuar veten në Premier Ligë ka ndezur një garë të fortë mes dy gjigantëve të Londrës: Arsenalit dhe Çellsit.

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, i cili tashmë ka treguar se është gati për një hap të madh në karrierë, e konsideron këtë verë si momentin ideal për të ndryshuar ambient, duke alarmuar Bilbaon dhe përshpejtuar lëvizjet në Angli.

Në moshën vetëm 22-vjeçare, Uilliams ka pasur një sezon të shkëlqyer me skuadrën baske dhe ka lënë gjurmë edhe në Kampionatin Europian, ku shënoi një gol në finalen kundër Anglisë. Progresi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe tani ai është në shënjestrën e klubeve që kërkojnë dinamizëm, ekuilibër dhe gola në krahët e sulmit.

Në veri të Londrës, Arsenal e sheh Nikon si pjesën ideale për të rritur nivelin konkurrues në krahun e majtë të sulmit. Drejtori i ri sportiv, André Berta, e ka vendosur atë si prioritet absolut. Nga ana tjetër, Çellsi nuk qëndron pas dhe ka qenë gjithashtu në kontakt me rrethin e lojtarit, duke e parë atë si zgjidhje për paqëndrueshmërinë që po përjetojnë me lojtarët e tyre anësorë.

LEXO EDHE:

Back to top button