Pas vetëm 6 muajë, Gjokoviç ndërpret bashkëpunimin me Endi Marrej

Tenisti Novak Gjokoviç i kanë dhënë fund partneritetit të tij me britanikun Endi Marrej si trajner, pas vetëm gjashtë muajsh. Serbi angazhoi kundërshtarin dhe mikun e tij të vjetër në ekipin e tij trajner përpara “Australian Open 2025”, ku arriti në gjysmëfinale.
Novak Gjokoviç kishte thënë se shpresonte të punonte së bashku me Marrej deri në dy grand slam, ato të French Open dhe Uimbledon, por dyshja u nda 12 ditë përpara fillimit të turneut francez të Roland Garros.
“Faleminderit, trajner Endi, për gjithë punën e palodhur, argëtimin dhe mbështetjen gjatë gjashtë muajve të fundit brenda dhe jashtë fushës. Me të vërtetë u gëzova duke thelluar miqësinë tonë së bashku“, tha Novak Gjokovic në një postim.
Nga ana e tij, Marrej u përgjigj në nivel të njëjtë
“Faleminderit Novak për mundësinë e pabesueshme për të punuar së bashku dhe falënderoj ekipin e tij për gjithë punën e tyre të palodhur gjatë gjashtë muajve të fundit. I uroj Novakut të gjitha më të mirat për pjesën tjetër të sezonit”.