Pas largimit të Taravarit nga Qeveria, reagon LSDM

Pas largimit të Taravarit nga Qeveria, reagon LSDM

Pas vendimit të Taravarit për t’u larguar nga Qeveria, LSDM reagon duke theksuar se pushteti aktual sheh vetëm interesat personale, shkruan Alsat.

Sipas opozitës maqedonase Qeveria është jofunksionale dhe destruktive, ndërsa qytetarët nuk kanë kurrfarë dobie prej saj.

“Pas një viti jo të plotë nga formimi i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE ajo fillon të shpërbëhet. Ky është konfirmim i asaj që qytetarët e ndjejnë çdo ditë, se Qeveria e Hristijan Mickoskit është jofunskionale, destruktive dhe tërësisht e bllokuar në interesat personale. Për një vit jo të plotë, kjo Qeveri fillon të shpërbëhet sepse është formuar vetëm për përmbushjen e apetiteve personale. Koalicioni ngadalë po ngushtohet, sepse nuk ka arsye të ekzistojë, nuk e mban asgjë së bashku përveç funksioneve. Qytetarët nuk kanë kurrfarë dobie nga ky pushtet. Jemi dëshmitarë të rezultateve katastrofike ekonomike, zero reforma, shkatërrim i institucioneve dhe nënçmim i shtetit në skenën ndërkombëtare”, tha Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button