Zgjedhjet në Shqipëri, Berisha akuzon socialistët për vjedhje votash

Zgjedhjet në Shqipëri, Berisha akuzon socialistët për vjedhje votash

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, në 5021 kuti votimi të numëruara nga 5225, PS-ja ka deri tani 82 mandate, me rezultatin më të mirë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka siguruar 52 mandate. Ndërkaq, sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat. Kreu i partisë demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp duke akuzuar socialistët për vjedhje votash, bëri thirrje për protestë ditën e mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore”, deklaroi Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button