Juventusi përmes sponsorëve siguron të ardhurat për merkaton

Skuadra e Juventusit ka njoftuar sponsorin e ri të fanellës për tre sezonet e ardhshme. “Bardhezinjtë” kanë arritur një marrëveshje me “Stellantis” për markën “Jeep” si sponsor kryesor i uniformës dhe me “Visit Detroit” për hapësirën e dytë.
Njoftimi zyrtar zbulon shifrat: 69 milionë euro nga “Jeep” (nga të cilat 4 milionë për periudhën e mbetur të sezonit sportiv 24/2025, 19 milionë për sezonin sportiv 25/2026 dhe 23 milionë për secilin nga dy sezonet e mëpasshme sportive).
Ndërsa shifrat nga marrëveshja e dytë nuk dihen ende, të cilat nuk do t’i jenë në fanellë në ndeshjet e FIFA dhe UEFA, por vetëm në eventet kombëtare (kampionat dhe Kupën e Italisë).
Sipas vlerësimeve të “Calcio & Finanza”, të dy sponsorët, së bashku, duhet të garantojnë 28-30 milionë euro në sezon. Parà këto që do të shpenzohen në merkato për të ndërtuar një ekip të fortë në Itali dhe Europë.