Ferrari mëson gabimin, fillon ndryshimin me përditësimin e parë

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Imola. Një garë në shtëpinë e Ferrari, që kërkon të bëjë një paraqitje ndryshe nga sa është parë deri më tani. Vetëm një fitore e Luis Hamilton në garën sprint në Kinë dhe një podium (vendi i tretë në Arabi) i Sharll Leklerkut janë shumë pak për “kokëkuqen”.

 

“Nuk jemi aty ku do të donim të ishim. Padyshim që na mungon shumë ritmi. Kemi humbur pak performancën në garat e fundit dhe e dimë se në cilën fushë. Tashmë thjesht presim një zgjidhje për të rikuperuar pak”, u shpreh Luis Hamilton në prag të garës së Imola.

 

Pra, te Ferrari duket se i kanë idetë e qarta për deficitin kryesor të njëvendëshes SF-25 dhe nuk është rastësi që Frederik Vaseur foli për “kthesat e ngadalta” si një problem i njohur. Tashmë pilotët presin paketën e parë të madhe të përditësimeve, që do t’u jepte një ndihmë më të madhe në pistë.

LEXO EDHE:

Back to top button