​Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian sot në Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë sot në Prishtinë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit, në orën 16:30 Costa do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Zyrën e Presidentit, ndërkaq pas takimit, në orën 17:20 Osmani dhe Costa do të mbajnë një konferencë për media.

Ndërkaq, në orën 18:40 Costa do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në Zyrën e Kryeministrit.

Costa vjen në Kosovë pas Podgoricës, ndërkaq më 15 maj do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button