Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave

Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga KQZ, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë. Socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate. Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat. Partia Socialiste renditet e para me mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button