Për 60 milionë euro, Reali siguron mbrojtësin holandez me pasaportë spanjolle

Marrëveshja është në rrugë të mbarë, madje pothuajse e përfunduar. Dean Huijsen po i afrohet gjithnjë e më shumë bashkimit me Real Madrid, sipas konfirmimeve që vijnë nga gazetari i njohur i merkato, Fabrizio Romano.

Ai ka zbuluar se klubi i Florentino Perez ka vendosur të bëjë një lëvizje për mbrojtësin 20-vjecar spanjoll, duke aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e tij me Burnemautit, me vlerë gati 60 milionë euro. Lojtari pritet të debutojë që në botërorin e klubeve.

Real Madrid e informoi Burnemautin për këtë dëshirë dhe klubi anglez pranoi kushtet e paraqitura nga “Los Blankos”. Shuma e mësipërme do të ndahet në disa këste dhe do të paguhet deri në fund të vitit 2026.

Marrëveshja është nënshkruar midis klubeve, tani e vetmja gjë që mungon është drita jeshile përfundimtare për të vazhduar me procedurat dhe mbyllur marrëveshjen. Huijsen gjithmonë i ka dhënë përparësi një transferimi te Real Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button