Feran Torres i nënshtrohet një operacioni, do të mungojë në festë me kolegët

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres i është nënshtruar një operacioni dhe tashmë sezoni për të ka marrë fund. Torres mbrëmë kreu një operacion të apendicitit (zorës qorre), shkruan Indeksonline
Rikthimi i tij në fushë nuk mund të ndodhë shpejt, pasi rikuperimi për këtë operacion zgjatë deri në dy javë. Kështu, Torres nuk mund të jetë me shokët e tij për të festuar titullin kampion, që mund të ndodh sonte nëse fiton ndaj Espanyolit.
Torres gjatë këtij sezoni zhvilloi 45 ndeshje, shënoi 19 gola dhe bëri shtatë asiste. Ai ishte zëvendësues i Robert Lewandowskit dhe bëri shumë mirë në pozitën e qendërsulmuesit./Indeksonline/