Verstapen: Në Imola kualifikimet do të jenë vendimtare

“Mund të synoj të fitoj aty ku është e vështirë të parakalosh”, pat thënë Maks Verstapen në fund të garës së Formula 1 zhvilluar në Majami.

Edhe pse e nisi atë garë nga “pole” ai e kishte të pamundur t’i mbante pas dy makinat MekLaren.Por, gara që zhvillohet këtë të diel në “Imola” mund të jetë një fundjavë e mirë për pilotin holandez të “Red Bull”. Një garë ku aim und të luajë në mbrojtje, ashtu si në “Suzuka”, nëse holandezi arrin të marrë kryesimin e garës. Në “Emilia Romanja”, Verstapen ka fituar për tre edicione radhazi dhe ka qenë dy herë në “pole”.

“Këtë javë u ktheva në fabrikë me ekipin në simulator, gjë që ishte pozitive. Ekipi ka punuar shumë shumë dhe do të duhet të fillojmë fort menjëherë. Imola është një pistë ikonike dhe e vjetër, shumë teknike dhe gjithmonë më pëlqen të garoj këtu. Është e vështirë të parakalosh, kështu që kualifikimet do të jenë vendimtare”, u shpreh Verstapen, që synon fitoren në Itali.

LEXO EDHE:

Back to top button