Çabi Alonso me skema të reja të lojës, largohet ylli brazilian

Sezoni i ardhshëm pritet të sjellë ndryshime të mëdha te Real Madridi, pasi Çabi Alonso do të marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Karlo Ançelotit.Trajneri italian do të largohet për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, ndërsa Alonso do të nisë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, në prag të Kupës së Botës për Klube.

Nën drejtimin e Alonsos, Real Madridi pritet të ndryshojë skemën taktike, duke përdorur një formacion 5-3-2 ose 4-4-2 që favorizon sulmuesit Vinicius Jr. dhe Kilian Mbape.

Për pasojë, Rodrigo mund të humbasë rolin e tij të rëndësishëm në ekip. Sipas gazetarit Manu Karenjo, sulmuesi brazilian pritet të largohet gjatë verës për shkak të minutave të pakta që do të ketë nën drejtimin e ri. Përveç Rodrigos, edhe Luka Modriç dhe Lukas Vaskez pritet të largohen, pasi kontratat e tyre skadojnë këtë verë. E ardhmja e Dani Sebalosit dhe David Alaba mbetet e pasigurt.

Ndërkohë, klubi është i fokusuar në përforcime, veçanërisht në mbrojtje. Emra si Aleks Grimaldo, Alvaro Karreras, Dean Huijsen janë në listën e dëshirave, derisa Trent Alekander-Arnold tanimë konsiderohet si lojtari i ri i Real Madridit.

Emërimi i Xabi Alonsos pritet të bëhet zyrtar së shpejti, ndërsa Real Madridi përgatitet për një epokë të re, me riformësimin e skuadrës që tashmë ka nisur.

LEXO EDHE:

Back to top button