Rusia dhe Ukraina takohen për bisedime të drejtpërdrejta në Stamboll të Turqisë
Rusia dhe Ukraina takohen për bisedime të drejtpërdrejta në Stamboll të Turqisë

Gazetare: Linda Ebibi
Presidenti ukrainas Zelenski, i cili ndodhet në Ankara dhe u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan, kritikoi Rusinë duke thënë se niveli i delegacionit rus është një mashtrim. Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, mos praninë e Putinit e cilësoi si fyerje ndaj presidentit ukrainas. Sipas tij kjo nuk është hera e parë që ministria e jashtme ruse është bërë objekt talljeje. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, e quajti presidentin ukrainas njeri patetik, për kërkesën e tij që Putin të marrë pjesë në takimin e sotëm në Stamboll.
“Në fillim, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski po bënte disa deklarata duke kërkuar që presidenti rus Vladimir Putin të vinte personalisht. Ai është një njeri patetik. Të gjithë e kuptojnë, përveç ndoshta vetes dhe atyre që e kontrollojnë. Pastaj shokët e tij të lartë i shpjeguan se nuk duhet të sillet kaq pa mend dhe se nevojiten negociata. Nga rruga e gjatë tre ose katër ditëve të fundit, Perëndimi është tërhequr nga bisedat për një armëpushim”, deklaroi Sergey Lavrov, ministër i jashtëm rus.
Më herët presidenti ukrainas kishte deklaruar se ishte i gatshëm të takohej vetëm me Putinin dhe jo me zyrtarë të tjerë të nivelit të ulët nga Moska, nëse Putin do të ishte i gatshëm për të njëjtën.
Ndërsa, pritshmëritë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të merrte pjesë në bisedime u shuan, kur një deklaratë e Kremlinit njoftoi se Putin kishte nënshkruar më 14 maj një urdhër për të emëruar katër negociatorë dhe katër ekspertë që do të përfaqësojnë Rusinë. /Alsat.mk