“Të fitojmë FA Kupën për të nderuar Kevin De Bryjnen”

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka dhënë një intervistës “për BBC Sport”. Ai foli për sezonin aktual, kushtëzuar nga mjaft dëmtime për të dhe skuadrën e Man.Siti, që sipas tij kanë ndikuar në rezultate.
“Ishte e tmerrshme të lëndohesha. Nuk është mirë ta shikosh ekipin duke luajtur, por duhet të japësh gjithçka nga vetja dhe të përpiqesh të rikuperohesh sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk mund të përqendrohesh shumë te e kaluara sepse nuk mund të bësh shumë për të. E vetmja gjë për të cilën mund të përqendrohesh është të shikosh përpara. Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Kam shumë energji,” tha Haland.
Finalja e FA Cup kundër Kristal Pallasit do të jetë paraqitja e fundit e mesfushorit Kevin de Brujne me fanellën e “citizens”. Ndaj, Haaland shpreson te suksesi për të nderuar mesfushorin belg, që do të largohet në fund të sezonit.
“Do të na pëlqente që Kevin ta përfundonte sezonin me një trofe. Ai kaloi një kohë të mrekullueshme te Man. Siti. Është e pabesueshme sa shumë trofe ka fituar. Shpresoj të fitojë edhe një tjetër”, tha Haaland.
“Për mua, ai është numri një. Të merrja topin prej tij ishte një ëndërr. Ishte vërtet e veçantë të luaja me të. Ishte një gëzim i madh dhe do të bëj gjithçka që mundem që ai ta ndiejë përsëri atë gëzim në ndeshjet e tij të fundit”, tha në fund sulmuesi norvegjez.