Futbollistët e Barçës i drejtohen spitalit me biçikleta për të festuar me shokun e skuadrës

Barcelona fitoi titullin kampion në La Liga. Katalanasit mposhtën Espanjolin në derbi me rezultatin 0-2. Feran Torres i mungoi skuadrës gjatë festës. Sulmuesi i Barçës ndodhej në spital, pasi i ishte nënshtruar një operacioni të njoftuar më parë.

Dani Olmo, Erik Garsia, Pedri dhe Inigo Martinez nuk e harruan. Kështu pas festës me pjesën tjetër të skuadrës, iu drejtuan spitalit. Pamje të shpërndara nga tifozët i tregonin në biçikleta. Kujtojmë se për Barçën ishte titulli i 28-të kampion në histori.

https://streamin.one/v/cdb02c98

LEXO EDHE:

Back to top button