Ahmeti kërkoi nga Mickoski shpjegime për politikat që e rrezikojnë bashkëjetesën dhe paqen
Ahmeti kërkoi nga Mickoski shpjegime për politikat që e rrezikojnë bashkëjetesën dhe paqen

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski të mos rrezikojë themelet e bashkëjetesës duke i kërkuar të sqarojë përse e ndryshon Ligjin e gjuhës, Marrëveshjen e Ohrit dhe po rrezikon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në shtet. Ahmeti tha se bëhet përpjekje për të përçarë shqiptarët duke përdorur filozofinë e “shqiptarit të ndershëm”.
“A e dini kush përdorte filozofinë e ‘shqiptarëve të ndershëm’? Millosheviçi! Dhe kushdo që sot promovon këtë ide, po e ringjall një logjikë që shqiptarët e kanë mundur me gjak e sakrificë”, kumtohet të ketë thënë Ahmeti. Ai këto mesazhe i dërgoi nga takimi me banorët e Haraçinës.