Nëse e keni bërë, mos e bëni më!/ Shpëlarja e gojës me ujë pas larjes me pastë dëmton dhëmbët
Nëse e keni bërë, mos e bëni më!/ Shpëlarja e gojës me ujë pas larjes me pastë dëmton dhëmbët

Një zakon i përhapur që shumica prej nesh ndjekin pas larjes së dhëmbëve si shpëlarja e gojës me ujë, mund të jetë më i dëmshëm sesa mendohet.
Sipas dentistëve, kjo praktikë redukton ndjeshëm efektin mbrojtës të pastës së dhëmbëve, duke rritur rrezikun për prishjen e tyre.
Dr. Arash Ravanbakhsh, dentisti kanadez që foli për ‘New York Post’, shpjegon se shpëlarja e gojës me ujë largon fluorin, përbërësin kyç të pastës që mbron dhëmbët nga kariesi.
“Fluori është jashtëzakonisht efektiv në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve. Është konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik në shekullin e kaluar”, thekson mjeku.
Përforcimi i këtij qëndrimi vjen edhe nga ekspertët e Universitetit të Dundee-s, Clement Seeballuck dhe Nicola Innes.
Ata theksojnë se gjatë natës, trupi prodhon më pak pështymë, faktor që e bën gojën më të ndjeshme ndaj sulmeve acidike dhe bakterieve. Për këtë arsye, mbajtja e fluorit në sipërfaqen e dhëmbëve gjatë natës është thelbësore për ruajtjen e shëndetit oral.
Në vend që të shpëlani gojën me ujë, dentistët këshillojnë që pas larjes së dhëmbëve, thjesht ta pështyni pastën pa e shpëlarë.
Kjo lejon që fluori të mbetet në smaltin e dhëmbëve dhe të vazhdojë të veprojë, madje ul ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e kariesit, deri në 25% më pak raste sipas disa studimeve. Syri.net-newsbomb.gr