Macron shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë “në javët e ardhshme”

Macron shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë “në javët e ardhshme”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të rinisë “në javët e ardhshme”. Sipas tij, udhërrëfyesi në mes Kosovës dhe Serbisë është shumë I qartë. Ai këtë deklaratë e dha gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pasi u pyet për kritikat dhe thirrjet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se kredibiliteti i Bashkimit Evropian po dëmtohet dhe se BE duhet ti heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, para vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë raund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të krye negociatorëve.

“Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës. Unë uroj që në javët e ardhshme të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin, sepse secili vend është përballur me probleme politike, sociale për të mundur të bëjmë avancime. Është e rëndësishme për gjithë rajonin.(1:30-1:36) Ne do shkojmë krahas partnerëve evropian që gjërat të avancojnë në Kosovë”, deklaroi Emanuel Makron, President i Francës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button