Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

Kafeja është një nga pijet më të dashura në botë, e konsumuar nga miliona njerëz çdo ditë për shijen e saj të veçantë dhe për efektin stimulues që ka në organizëm. Megjithatë, përtej këtyre përfitimeve, ajo mund të shkaktojë disa efekte të padëshiruara, një ndër më të zakonshmet janë të përzierat.

Ajo që i jep kafesë shijen e saj karakteristike janë acidet natyrale që përmban. Këto, në varësi të ndjeshmërisë së individit, mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme në sistemin tretës, veçanërisht kur kafeja konsumohet në sasi të mëdha apo në momente të papërshtatshme.

Kafeja mund të përkeqësojë refluksin e acidit, një gjendje në të cilën acidi i stomakut ngjitet në ezofag, duke shkaktuar ndjesinë e urthit ose djegies në gjoks. Tek individët që vuajnë nga kjo gjendje, një filxhan kafe mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar të përziera dhe fryrje.

Pirja e kafesë në mëngjes, përpara çdo vakti, është një praktikë e zakonshme. Por në realitet, kjo mund të irritojë mukozën e stomakut. Kafeina stimulon prodhimin e acidit gastrik, gjë që shkakton shqetësime kur stomaku është bosh. Kjo mund të çojë në dhimbje stomaku, ndjesi djegieje dhe të përziera.

Të përzierat mund të ndodhin edhe për shkak të ndërveprimeve të kafeinës me medikamente të ndryshme. Disa antibiotikë, medikamente kundër depresionit dhe ilaçet për astmën mund të kenë efekt më të fortë kur përzihen me kafeinë. Prandaj, është e rëndësishme të lexoni me kujdes udhëzimet e medikamenteve që merrni.

Nëse përjetoni rregullisht të përziera pas pirjes së kafesë, mos e injoroni këtë sinjal të trupit. Ja disa këshilla të dobishme:

1.Kaloni te kafeja me aciditet të ulët: Kafe pa kafeinë, ekspres apo kafe e ftohtë janë më të buta për stomakun.

2.Shtoni qumësht: Qumështi ul aciditetin e kafesë dhe e bën më të lehtë për stomakun.

3.Mos pini me stomak bosh: Pini kafe pas një vakti, në mënyrë që stomaku të mos jetë i zbrazët.

4.Kujdes me ushqimin: Konsumoni ushqime të pasura me kalcium si kosi, djathi apo bajamet, që ndihmojnë në neutralizimin e aciditetit.

5.Hidratohuni mirë: Uji është i domosdoshëm për të ndihmuar tretjen dhe për të shmangur efektet anësore të kafesë.

LEXO EDHE:

Back to top button