(VIDEO) Fyerje dhe kacafytje mes eskortës së kryeministrit serb dhe stafit të Vuçiqit

(VIDEO) Fyerje dhe kacafytje mes eskortës së kryeministrit serb dhe stafit të Vuçiqit

Në rrjetet sociale po qarkullon një video nga autostrada në drejtim të Nishit, ku pati një konflikt midis përcjelljes së kryeministrit serb Gjuro Macut dhe personave nga automjeti në të cilin ndodheshin anëtarë të kabinetit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Video u shpërnda përmes platformës “X” nga kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, Srgjan Milivojeviq.

Në video dëgjohet Suzana Vasiljeviq, me shumë mundësi këshilltarja e presidentit të Serbisë, duke dalë nga automjeti dhe duke bërtitur: “’Tani do t’ia q*** nënën’ dhe duke e quajtur personin nga sigurimi i kryeministrit Macut ‘idiot’”, transmeton Telegrafi.

Në video regjistrim, dëgjohet një zë femre që thotë se është një eskortë nga zyra e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe pas kësaj ka një kacafytje midis dy pjesëtarëve të sigurimit.

Rrethanat e konfliktit nuk dihen për momentin, as aktorët e tij, dhe prapavija e këtij incidenti ndoshta do të dihet në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button