Ylli brazlian refuzon Arsenalin, kërkon të bashkohet me “Djajtë e Kuq”

Sulmuesi i Volverhempton, Mateus Kunja, ka refuzuar interesimin e Arsenalit për shërbimet e tij. Braziliani ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Man. Junajted, pavarësisht situatës së pasigurt të klubit për pjesëmarrje në Evropë sezonin e ardhshëm.

Arsenali kishte bërë një interesim për të kuptuar mundësinë e transferimit të Kunjas, i cili ka një klauzolë lirimi prej 62.5 milionë funteve në kontratën e tij me Vollvsat. Megjithatë, londinezët mësuan se lojtari tashmë kishte marrë vendimin për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’.

Kunja thuhet se është i entuziazmuar nga ideja për të punuar me trajnerin portugez te Junajtedi, Ruben Amorim. Sipas të afërme të lojtarit që i kanë thënë mediave angleze, rezultati i finales së Ligës së Evropës nuk do të ketë ndikim në vendimin e tij.

25-vjeçari ka pasur një sezon mbresëlënës, me 15 gola dhe 6 asistime në 31 paraqitje në Premier Ligën për Vollvsin.

LEXO EDHE:

Back to top button