Kosovë/ Përpjekja e 18-të për konstituim të Kuvendit
Kosovë/ Përpjekja e 18-të për konstituim të Kuvendit

Sot deputetët e Kuvendit do të mblidhen në përpjekjen e 18-të për të konstituaur Kuvendin e Kosovës.
Vazhdimi i seancës pritet të nisë në orën 10:30.
Konstituimi i përbërjes së re të Kuvendit ka dështuar edhe në tentativë e 17-të, që u mbajt të shtunën.
Kryesuesi, deputetët i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, u propozoi përfaqësuesve partiakë që mbledhjet t’i mbajnë më rrallë, së paku një herë në javë. Por, propozimin e kundërshtuan përfaqësuesit e partive që deri tash kanë qenë në opozitë, sipas të cilëve me të Vetëvendosja tregon se nuk e ka prioritet konstituimin.
Në mungesë të zgjidhjes, presidentja Vjosa Osmani nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. E në këtë gjykatë, ditë më parë e ka deponuar një kërkesë AAK-ja.
Pavarësisht procedurës në gjykatë, seanca do të vazhdojë çdo 48 orë.