Laporta: Shpresojmë t’i zgjidhim shpejt rinovimet me De Jong dhe Rafinja-n

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për momentin pozitiv të Rafinja dhe të ardhmen e Frenkie de Jong me klubin blaugrana, duke dhënë përditësime mbi mundësinë e rinovimit të kontratave të tyre.

“E dinim që ishte talent, por çdo lojtar ka nevojë për një periudhë përshtatjeje, disa kanë nevojë për më shumë kohë. Puna që Flik ka bërë me të ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është bërë lider për këtë skuadër, ndihet shumë mirë në qytet, – shtoi presidenti, duke lavdëruar kontributin e sulmuesit brazilian. Rinovimi i kontratës së tij është një nga çështjet që duam ta zgjidhim në ditët apo javët në vijim,” tha Laporta, duke komentuar rritjen e Rafinja.

Laporta më pas shpjegoi strategjinë e klubit për kontratat që janë drejt përfundimit.

 

“Nuk duam që asnjë lojtar të qëndrojë pezull kur i mbetet vetëm një vit kontratë. Duam t’ua zgjasim kontratat, sepse e meritojnë. Sigurisht, është në interesin tonë si klub ta ruajmë këtë grup me mentalitet fitues”.

Në lidhje me Frenkie de Jong, Laporta u shpreh qartë.

 

“Kam qenë gjithmonë tifoz i De Jong. Ai është një nga lojtarët që ruan stilin e lojës së Barcelonës, vjen nga shkolla e Ajax-it, ka personalitet të fortë dhe mendoj se po e shijon qëndrimin këtu. Tani që është rikuperuar, po punojmë për ta rinovuar kontratën e tij. Edhe ai është shumë entuziast për të qëndruar, ndërsa ne jemi plotësisht të vendosur të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta mbajtur,” tha mes tjerash Laporta.

LEXO EDHE:

Back to top button