Të premtën mësohet kampioni i Serisë A për këtë sezon

Liga italiane e Futbollit ka vendosur që dy ndeshjet vendimtare në garën e madhe për titullin kampion në Seria A, Napoli-Kaljari dhe Komo-Inter, të zhvillohen të premten në mbrëmje.

Kjo për shkak se ekziston gjithashtu mundësia, edhe pse shumë e vogël e “play off” për titull, nëse Interi dhe Napoli dalin baraz me pikë në rënditjen e përgjithshme.

Ky skenar do të çonte në ndeshje shtesë që mund të zhvillohej direkt mbrapa, duke ditur se Interi ka finalen e Ligës së Kampionëve më 31 maj dhe pas asaj date nuk mund të luajë, pasi FIFA ka kërkuar të mbyllet sezoni futbollistik, pasi nis përgatitja për Botëror e Klubeve.

LEXO EDHE:

Back to top button