“Atletiko Madridi meriton Ligën e Kampionëve, ja ku gabojmë”

Atletiko Madrid ka siguruar matematikisht praninë e tij në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër pas fitores 4-1 ndaj Betis. Një nga protagonistët e këtij takimi, por edhe të gjithë sezonit me “Kolçoneros” është sulmuesi Anhel Korrea, që luan prej 10 vitesh me këtë fanellë. Ai realizoi një gol në 10 minuta lojë që u aktivizua në këtë sfidë.
“Ne të gjithë luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Jam krenar për golin tim dhe fitoren, që na kualifikojnë në Ligën e Kampionëve. Aty e kemi vendin të luajmë”.
Ndërsa Julian Alvarez foli edhe për dallimin e ndeshjeve në shtëpi dhe jashtë.
“Ka aspekte në të cilat duhet të përmirësohemi. Në shtëpi, me mbështetjen e tifozëve, ndihemi më të relaksuar. Duhet të mësojmë t’i menaxhojmë më mirë ndeshjet jashtë fushe për të ruajtur vazhdimësinë,“ tha mes tjerash Alvarez.