Gonzales: Jemi Juventus dhe duhet të luajmë në Champions

Pas fitores 2-0 të bardhezinjve ndaj Udineses, në kuadër të javës së 37-të të Serie A, Niko Gonzalez, sulmuesi argjentinas i Juventusit dhe autor i golit të parë, foli për mikrofonat e DAZN.
Ai u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës bardhezi dhe dha një mesazh të qartë për kundërshtarin e fundit të sezonit, Venezia.
Tifozët të përshëndetën pas golit…
Po, jam shumë i lumtur, por tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme.
Një ndeshje e vetme ka mbetur, do të luani në Venezia.
Sa i realizueshëm është objektivi “Liga e Kampionëve”?
Ky është objektivi, i yni, i tifozëve dhe i klubit. Duhet të shkojmë atje dhe të japim gjithçka, të luftojmë deri në fund. Jemi Juventusi dhe duhet të shkojmë në Ligën e Kampionëve.