Drejtuesit e Bajernit: Nuk ndryshon oferta jonë për Liroj Sane

Pas fitores 4-0 të Bajern Munihut ndaj Hofenhajimit, drejtori sportiv Maks Eberl zbuloi se Leroj Sane ka refuzuar ofertën e kontratës nga klubi bavarez.
“Leroj na ka bërë me dije se nuk dëshiron ta pranojë ofertën tonë ashtu siç është,” tha fillimisht Eberl.
Megjithatë, drejtori sportiv gjerman nuk përjashtoi mundësinë e një marrëveshjeje të ardhshme. Gjatë festimeve për titullin kampion të Bajernit në “Marienplatz”, presidenti i nderit Uli Hoeness u shpreh për median gjermane se do të duhet ende kohë për ta mësuar vendimin përfundimtar të sulmuesit.
“Do të presim deri më 1 gusht, kur nis sezoni i ri. Pasi të ketë marrë një vendim, do ta bëjmë të ditur. Është një vendim që i përket atij dhe i duhet kohë,” tha mes tjeras Henes.
Presidenti Herbert Hainer shtoi qëndrimin e përbashkët të drejtuesve.
“Kemi qëndruar të palëkundur në ofertën tonë. Negociuam një propozim dhe mbetemi tek ai, nuk lëvizim asnjë milimetër. Vendimi do të vijë së shpejti,” tha mes tjerash Hainer.
Sane, autor i 12 golave dhe 11 asistimeve në 34 ndeshje të Bundesligës për këtë sezon, është në radarët e disa klubeve nga Premier Ligës. Situata e kontratës së anësorit të talentuar gjerman mbetet e pasigurt, ndërkohë që interesimi nga Arsenali mund të jetë alternativë joshëse për të, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Bajern Munihu.