Hodhi një gur nga kanioni, turisti rrezikon gjobën prej 200,000 eurosh
Hodhi një gur nga kanioni, turisti rrezikon gjobën prej 200,000 eurosh

Një turist rrezikon të paguajë një çmim shumë të lartë për vendimin e tij spontan për të hedhur një gur të madh nga shkëmbi në një kanion në Parkun Kombëtar “Picos de Europa”, në Spanjën veriore.
Në videon e publikuar nga Cares Trail, burri i paidentifikuar ende shihet duke marrë një gur dhe duke e hedhur në përrua, ndërsa entuziazmohet nga tingulli që konfirmon kontaktin e tij me ujin.
Kur videoja u postua në rrjetet sociale, ajo u vu re nga Mbrojtja Civile Spanjolle, e cila nisi një hetim mbi incidentin, me një zëdhënës që deklaroi se “ky veprim mund të shkaktojë probleme serioze për autorin e krimit”.
Hedhja e një guri të tillë mund t’i kushtojë personit që e ka bërë një gjobë prej 5,000 deri në 200,000 euro.
Duke shpjeguar gjobën e majme, zëdhënësi i agjencisë spanjolle shpjegoi se “shqetësimi i mjedisit në Parkun Kombëtar Picos de Europa konsiderohet një shkelje shumë serioze”.
“Ata që e vizitojnë duhet ta kenë parasysh këtë sepse këto janë zona të mbrojtura për shkak të vlerës së tyre të lartë mjedisore”, përfundoi përfaqësuesi i mbrojtjes civile të Spanjës.