Finalja e Kupës, Bunjamin Shabani: Do të japim maksimumin për trofeun

Përballja në mes Vardarit dhe Struga Trim Lum, në finale të Kupës së Maqedonisë, do të aktivizojë për herë të parë sistemin “VAR”, i cili do të aplikohet në futbollin vendor në sezonin e ri. Ndërkohë kapitenët e skuadrave, Mario Zakariq dhe Bunjamin Shabani besojnë në rezultat pozitiv në sfidën finale që do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20.00.

Gazetar: Mahir Thaçi

Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmoi se finalja e Kupës së Maqedonisë, në mes Vardarit dhe Struga Trim Lum, do të sjell dy rrisi me vehte. Për herë të parë do të jetë aktiv sistemi “VAR” në futbollin vendor dhe ndeshja do të luhet me topin zyrtar të kompanisë “Puma”, me të cilin do të zhvillohen të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë jashtë kësaj, skuadra e Vardarit kërkon që të ndërprejë pritjen 18 vjeçare dhe të triumfojë në Kupën e Maqedonisë.

 

“Kaluan 18 vite dhe tani kemi një mundësi që të rikthejmë titullin në vitrinën tonë. Dhe mendojë se me ndihmën e tifozëve tanë dhe spektatorëve që do të vijnë nesër në stadium. Me këtë rast ftojë të gjithë njerëzit që duan Vardarin, të vijnë dhe të na japin përkrahje. Është një ndeshje, në të cilën shpresojë se do të kënaqemi dhe në pret një kundërshtarë i vështirë, siç thot shefi, kampion i vitit të kaluar…Shpresojë se do të gëzohemi të gjithë së bashku pas ndeshjes së nesërme,” tha mes tjerash Mario Zakariq, kapiteni i KF Vardar.

 

Kapiteni i skuadrës Struga Trim Lum, Bunjamin Shabani beson se tani është radha që skuadra strugane t’i gëzohet trofeut të parë në Kupën e Maqedonisë, edhe pse kanë humbur një mundësi të tillë në vitin 2023 dhe disfatën përmes penalltive kundër Makedonija Gj.P.

 

 

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë trofe. Të gjithë lojtarët bashkarisht do të bëjnë maksimumin dhe mendojë që nesër po të bëjmë maksimumin do të fitojmë këtë trofe…Kemi në ekip gjithë lojtarët me përvojë dnhe për ne kjo finale është kënaqësi që të luash dhe mendojë se jemi maksimalisht të përgatitur në të gjitha aspektet që të bëjmë një ndeshje të mirë,” Bunjamin Shabani, kapiten i KF Struga Trim Lum.

 

Finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 20.00.

LEXO EDHE:

Back to top button