Sipas basteve, Lautaro Martinez më afër çmimit “Topi i Artë”

Tani është zyrtare: ceremonia e “Topit të Artë” 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në Paris. Si çdo vit, edhe këtë herë do të sfidohen me njëri-tjetrin lojtarët më të mirë të sezonit dhe që kanë arritur objektiva të rëndësishëm.
Ndërkohë që ata po përqendrohen në maksimum për këtë fund sezoni, kompanitë e basteve kanë nisur që të publikojnë koeficientët për favoritin që do të ngrejë këtë trofe. Mes kandidatëve potencialë është edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili në fakt nuk shihet si i pari, por i treti favorit në këtë listë.
Përpara tij është Donaruma, ndërsa i pari është talenti i Barcelonës, Lamin Jamal. Ky i fundit ka mahnitur botën me ndeshjet e jashtëzakonshme.