Guardiola përlotet gjatë fjalimit lamtumirës të Kevin De Brujne-s

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola u përlot gjatë fjalimit të lamtumirës së Kevin De Brujnes nga “Etihad Stadium”. Mesfushori 33-vjeçar belg do të largohet nga Man. Siti në fund të sezonit si lojtar i lirë, pasi kaloi 10 vjet në klub dhe fitoi 16 trofe. Të martën mbrëma, Man. Siti mposhti Burnemautin me rezultatin 3-1 në shtëpi në javën e 37-të të Premier Ligës dhe kjo ishte ndeshja e fundit e De Brujne-s në stadiumin “Etihad”.

Pas ndeshjes, Man. Siti mbajti një ceremoni lamtumire në nder të De Brujne-s, e cila përfshinte një video nderimi nga ish-shokët e ekipit (Serhio Aguero, Fernandinjo, Rahim Sterling, Liroj Sane, si dhe familja e tij), dhe belgu mbajti një fjalim emocionues.

Gjatë fjalëve të De Brujne-s, trajneri i Sitit, Guardiola, nuk mundi t’i mbante lotët duke shprehur dukshëm emocionet me largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë që ai ka stërvitur. Vetëm para disa ditës, Guardiola e cilësoi De Bruynen si lojtarin e dytë më të mirë në botë, pas Lionel Mesit.

LEXO EDHE:

Back to top button