Ardhja e Igli Tares në Milano, do të ndryshonte ndjeshëm planet e klubit

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ardhja apo jo e Igli Tares do të ndryshonte ndjeshëm planet e klubit. Nëse drejtori shqiptar do t’i bashkohej kuqezinjve dhe në rast të një largimi të mundshëm të Theo Hernandez, një nga emrat që mund të merret në konsideratë për krahun e majtë është ai i Destiny Udogie nga Totenham Hotspur.

Vëmendje gjithashtu edhe për Dan Ndoye, autori i suksesit të madh të Bolognës në Kupën e Italisë, si dhe Jens Odgaard, i cili ka treguar rritje të ndjeshme që nga janari 2024 deri më tani me fanellën kuqeblu. Në repartin mbrojtës, Fikayo Tomori dhe Malick Thiaw pritet të largohen, ndaj drejtuesit do të duhet të gjejnë zëvendësuesit e duhur.

Preferenca e parë për Taren është Mario Gila nga Lazio, por në listën e tij ndodhen edhe Luiz Felipe, i cili ka pasur pak hapësira te Marsej pas aventurës në Al-Ittihad – si dhe emra të rinj si Pietro Komuzzo (që sapo ka rinovuar me Fiorentinën), Xhiovanni Leoni nga Parma dhe Diego Koppola i Hellas Veronës.

Për momentin, kthimi i Sergej Milinkoviç-Saviç në Itali mbetet vetëm një ëndërr, pasi ai paguhet 20 milionë euro në sezon nga Al Hilal. Por, në futboll asgjë nuk përjashtohet.

Në sulm, Milani ka kohë që ndjek Lorenzo Lukën, i cili pritet ta mbyllë sezonin me gola dyshifror. Gjithashtu është përmendur edhe Federiko Kieza, i cili po has vështirësi për të gjetur hapësira te Liverpooli, mes shumë yjesh, dhe dëshiron të rikthehet në qendër të vëmendjes në prag të Kampionatit Botëror – një garë që ish-sulmuesi i Juventusit dhe Fiorentinës dëshiron ta luajë me çdo kusht.

LEXO EDHE:

Back to top button