Para finales Totenham – Man. Junajted, përleshje masive mes tifozëve

Finalja e Ligës së Evropës mes dy ekipeve angleze, Totenham Hotspur dhe Man. Junajtedi pritet të jetë mjaft e zjarrtë në stadiumin “San Mames” të Bilbaos në Spanjë. Por, beteja ka nisur para kohe dhe atë jashtë stadiumit. Në fakt, tifozët e të dy klubeve janë përleshur masivisht në qytetin spanjoll Bilbao, njofton mediumi britanik “The Sun”.

Pasi kishin pirë birra, tifozët e Spurs dhe të “Djajve të Kuq” u takuan në qytet dhe aty nisi gjithçka, duke shkëmbyer mes vete shqelma e grushte, por edhe duke e gjuajtur njëri-tjetrin me objekte të forta.

Mbi 70 mijë tifozë të Man Utd dhe Tottenhamit kanë përfunduar në rrugët e Bilbaos në motin me diell, duke konsumuar me të madhe alkool

LEXO EDHE:

Back to top button