Mareska: Finalen e Ligës së Konferencës, do ta luajmë në kushte të pabarabarta

Trajneri i Çellsit, Enzo Mareska, thotë se ai nuk është i kënaqur nga koha më e madhe që ka në dispozicion skuadra e Real Betis ka për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Konferencës në krahasim me ekipin e tij.

La Liga e ka zhvendosur ndeshjen e fundit të Betis në kampionat për të premten mbrëma, ndërsa Çellsi luan me Nottingham Forest, dy ditë më vonë, ditën e diel, duke patur 48 orë më pak përgatitje për finale.

Çellsi duhet të mposhtë Notingam Forestin për të garantuar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përpara se të përballet me Betis, të mërkurën e ardhshme në Poloni.

“Nuk jam i lumtur. Nuk mund të lejosh një ekip të ketë 48 orë më shumë kohë për t’u përgatitur në krahasim me skuadrën tjetër, kur luan në një finale të kompeticionit evropian”, deklaroi Enzo Mareska në konferencën për shtyp.

LEXO EDHE:

Back to top button