Fifty Cent vazhdon të tall publikisht Diddy-n pasi u ngritën akuza të rënda kundër tij
Fifty Cent vazhdon të tall publikisht Diddy-n pasi u ngritën akuza të rënda kundër tij

Reperi dhe biznesmeni Curtis Jackson, i njohur si Fifty Cent, nuk ka pushuar së talluri publikisht Sean Combs, i njohur më mirë si P. Diddy , pasi ndaj tij u ngritën akuza të rënda për abuzim seksual dhe trafikim qeniesh njerëzore . Në rrjetet sociale, Fifty Cent postoi komente të reja sarkastike.
Ai gjithashtu ndau së fundmi një foto të gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
View this post on Instagram
Fotografia u publikua pas dëshmisë së ish-partneres së Diddy-t, Cassie Ventura, e cila shkaktoi një ortek reagimesh publike. Fifty Cent është një nga kritikët më të zëshëm të Diddy-t, duke e përdorur situatën për ta tallur atë përmes memeve.
Përveç talljeve të rregullta me të në rrjetet sociale, Jackson po përgatit edhe një dokumentar për Diddyn përmes kompanisë së tij të prodhimit, G-Unit Film & Television.
I been telling y’all about all this weird shit, I don’t do NO puffy party’s. you didn’t believe me 🤨but I bet you believe me now! https://t.co/usxbr2b2JY pic.twitter.com/pSIH4EuF4j
— 50cent (@50cent) September 25, 2024
Rivaliteti midis 50 Cent dhe Diddy ka zgjatur për gati 20 vjet , dhe ky është vetëm një kapitull tjetër në “luftën” e tyre të gjatë dhe shpesh të publikuar.