Kristiano Ronaldo thyen ligjet njerëzore dhe ato të shkencës…

Kristiano Ronaldo, i lindur më 5 shkurt 1985 në Funchal (Madeira), është 40 vjeç, por a është kjo vërtet mosha e tij biologjike?

Futbollisti portugez, i cili aktualisht luan për Al-Nassr në Ligën Profesionale Saudite, ka zbuluar se biologjikisht është 11 vite më i ri.

FILE – Saudi Arabia’s Al Nassr Cristiano Ronaldo reacts in a match with Iran’s Persepolis during their AFC Champions League soccer match at the Azadi Stadium in Tehran, Iran, Tuesday, Sept. 19, 2023. Cristiano Ronaldo has come under heavy criticism after seemingly making an offensive gesture following Al Nassr’s 3-2 victory over Al Shabab in a Saudi Pro League match on Sunday, Feb. 25, 2024. (AP Photo/Vahid Salemi), File)

Gazeta “Record” publikoi përvojën e Kristiano Ronaldos në podkastin “Whoop”, kompani teknologjike e specializuar në pajisje për ndjekjen e aktivitetit fizik dhe monitorimin e shëndetit, ku CR7 është ambasador. Pajisjet e kësaj kompanie matën të dhëna fiziologjike të Ronaldos si ritmi i zemrës, variabiliteti i ritmit të zemrës dhe të tjera, duke ofruar informacione mbi përpjekjen fizike, rikuperimin dhe gjumin e tij. Rezultatet për Kristiano Ronaldon, në krahasim me moshën e tij fiziologjike dhe atë biologjike, ishin befasuese.

“Nuk mund ta besoj që jam kaq mirë… 28.9 vjeç”, – i tha Ronaldo themeluesit të “Whoop”, Vill Ahmed, pasi zbuloi se biologjikisht ishte më shumë se 11 vite më i ri sesa mosha reale.

 

Pas këtij zbulimi mjekësor, Kristiano Ronaldo u shpreh me humor.

“Kjo do të thotë që do të luaj futboll edhe për 10 vite të tjera,” tha Ronaldo.

“Whoop” është projektuar nga ekspertë të performancës njerëzore të nivelit më të lartë dhe përdoret nga sportistët elitarë si Kristiano Ronaldo për të ruajtur formën maksimale për një kohë sa më të gjatë. Është një teknologji profesionale, por e përshtatshme për përdorim të përditshëm nga të gjithë, pavarësisht nivelit.

Për Ronaldon, të japësh maksimumin do të thotë të marrësh vendimet më të mira brenda dhe jashtë fushës. Me “Whoop”, ai mund të monitorojë gjumin, përpjekjen fizike, stresin, rikuperimin dhe mbi 140 sjellje. E gjitha kjo për të kuptuar se çfarë ndikon më shumë në performancën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button