Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit, por reagon me hijeshi

Shakira rrëzohet në skenë gjatë koncertit, por reagon me hijeshi

Gjatë koncertit të saj më 20 maj në Montreal të Kanadasë, këngëtarja Shakira, përjetoi një moment të papritur që u bë menjëherë viral.

Teksa këndonte këngën e famshme “Whenever, Wherever”, ajo humbi ekuilibrin ndërsa ecte në rreth me krahët lart dhe rrëshqiti, duke rënë anash në skenë.

Rënia u filmua dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale, por në vend që të ndalonte apo të ndihej në siklet, Shakira reagoi me qetësi. Ajo u rrotullua lehtë në dysheme, u ngrit me një buzëqeshje, duke e kthyer incidentin në pjesë të shfaqjes.

“Ajo e mori mikrofonin dhe vazhdoi performancën si të mos kishte ndodhur asgjë, duke i nxitur fansat të duartrokisnin me ritëm”, kanë shkruar adhuruesit që ishin të pranishëm në koncert, ka raportuar Marca.

Komentuesit në internet e quajtën këtë moment “rënie glamourose” dhe disa madje sugjeruan se mund të ketë qenë pjesë e koreografisë, për shkak të mënyrës së natyrshme se si e përballoi.
Megjithëse Shakira nuk ka reaguar publikisht për rrëzimin, sipas Marcas, mënyra si u ngrit dhe e vazhdoi shfaqjen flet shumë për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

Videoja e rënies u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, por bashkë me të edhe reagimi pozitiv i publikut.

“I buzëqeshi rënies si një profesioniste e vërtetë”, ka shkruar një përdorues në X.

Ndërkohë që disa spekuluan se momenti mund të ketë qenë i planifikuar, duke kujtuar stilin e saj unik në skenë, shumica e shikuesve e kanë parë si dëshmi të përvojës dhe aftësive të saj improvizuese, cilësi që e kanë karakterizuar Shakirën gjatë gjithë karrierës.

VIDEO

LEXO EDHE:

Back to top button