Revizioni/ Në vitin 2023 në klinikën e Hematologjisë nuk janë evidentuar barnat për sëmundje të rralla dhe donacionet
Revizioni/ Në vitin 2023 në klinikën e Hematologjisë nuk janë evidentuar barnat për sëmundje të rralla dhe donacionet

Raporti i Entit Shtetëror të Revizionit ka nxjerr në pah se gjatë vitit 2023 në klinikën e Hematologjisë nuk janë evidentuar barnat për sëmundje të rralla dhe donacionet.
“Revizioni i pasqyrave financiare të Klinikës për vitin 2023 përcaktoi se ilaçet e marra dhe të konsumuara për sëmundjet e rralla dhe ilaçet që kanë qenë si donacion nuk ishin regjistruar në regjistrin e kontabilitetit. Në disa nga procedurat e prokurimit publik, është vërejtur zbatim i pa përshtatshëm të Ligjit për Prokurim Publik dhe pagesa jo kronologjike të detyrimeve të marra” thonë nga Revizioni.
Në raport theksohet se për tejkalimin e situatës, revizorët kanë rekomanduar personat dhe autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa për përmirësimin e kushteve. / Alsat.mk