Flik vazhdon me Barcelonën, reagon presidenti Laporta

Hansi Flik dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku. Trajneri gjerman dje rinovoi kontratën e tij me klubin “blaugrana” deri më 30 qershor 2027. Njoftimi u bë nga vetë Barça, me Flik që shpreh entuziazëm të madh për besimin e marrë.
“Jam i lumtur që rrugëtimi vazhdon. Kemi potencial të madh, me një ekip të ri dhe një dëshirë të madhe për t’u rritur. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë”, deklaroi trajneri gjerman. Dua të marr të njëjtat rezultate si këtë sezon, sepse mund të them se provuam gjithçka. Ne punuam shumë, u përpoqëm të përmirësoheshim. Qëllimi është të fitojmë tituj. Kjo është Barcelona,” tha mes tjerash Flik.
I kënaqur edhe presidenti Zhoan Laporta.
“Hans, faleminderit që vazhduat të kontribuoni në historinë e Barcelonës, klubit më të mirë në botë. Tifozët e Barcelonës ju duan dhe ne besojmë se ju do të vazhdoni ta udhëheqni ekipin tonë drejt fitoreve,“ tha mes tjerash numri një i Barcelonës.