Kleber Filho kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë me dramën e tij të fundit, “Agjenti sekret”
Kleber Filho kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë me dramën e tij të fundit, "Agjenti sekret"

Regjisori brazilian Kleber Filho kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë me dramën e tij të fundit, “Agjenti sekret”, me protagonist Vagner Mura. I vendosur në vitin 1977, filmi, i cili po garon në konkursin zyrtar, flet për Mura-n, një njeri i kapur nga trazirat e viteve të fundit të diktaturës ushtarake në Brazil. Filmi shënon një rikthim në kinemanë braziliane për yllin e “Narkos”. “Agjenti sekret” është një bashkëprodhim midis Brazilit, Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Filmi pati premierën e tij botërore në konkursin kryesor të Festivalit të filmit në Kanë. /Alsat.mk