Kur është më mirë të bëni dush në mëngjes apo në mbrëmje?/ Ja çfarë rekomandojnë mjekët

Kur është më mirë të bëni dush në mëngjes apo në mbrëmje?/ Ja çfarë rekomandojnë mjekët

Shumica prej nesh e fillojnë ose e përfundojnë ditën me një dush. Por cila është zgjedhja më e mirë? A është më mirë të zgjohesh me freskinë e një dushi të mëngjesit apo të pastroni stresin dhe djersën e ditës me një dush të natës?

Ky është një debat që i ndan njerëzit në dy kampe të qarta: ata që nuk imagjinojnë dot të dalin nga shtëpia pa bërë dush në mëngjes, dhe ata që nuk futen dot në shtrat pa ndjerë ujin e ngrohtë që i relakson.

Por çfarë thotë shkenca?

Sipas Dr. Primrose Freestone, lektore e Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Leicesterit, dushi i përditshëm është thelbësor, pavarësisht orarit. Dushi është një pjesë integrale e çdo rutine të mirë higjienike,” shpjegon ajo në një artikull për The Conversation. Ai ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrnave, djersës dhe ndotësve që grumbullohen mbi lëkurë gjatë ditës, dhe këto nuk janë vetëm çështje estetike, por edhe çështje shëndeti.

Në pamje të parë, dushi para gjumit duket ideal: pastron trupin nga gjithçka që ka mbledhur gjatë ditës dhe parandalon transferimin e mikrobeve dhe alergjenëve në çarçafët tuaj. Por, Dr. Freestone paralajmëron se gjërat nuk janë aq të thjeshta.

Edhe nëse bëni dush në darkë, trupi juaj do të djersisë përsëri gjatë natës,” thotë ajo. Dhe kjo djersë, bashkë me qelizat e vdekura të lëkurës që humbim natyrshëm, krijon një mjedis ideal për mikrobet dhe për marimangat e pluhurit që jetojnë në çarçafët tanë.

Nëse nuk i lani çarçafët shpesh, këto mikroorganizma mund të grumbullohen dhe të shkaktojnë probleme shëndetësore, si alergji apo përkeqësim të astmës.

Nga ana tjetër, dushi në mëngjes ka avantazhet e veta të qarta. Përveçse ndihmon në zgjuarjen dhe rifreskimin pas një nate gjumi, ai largon djersën dhe mikrobet që janë grumbulluar gjatë natës.

Një dush në mëngjes mund të ndihmojë trupin të fillojë ditën më i pastër dhe me më pak djersë për të ushqyer bakteret që prodhojnë erë,” thekson Freestone. Me fjalë të tjera, ka më shumë gjasa të ndiheni (dhe të nuhateni) më mirë për më gjatë gjatë ditës.

Pavarësisht zgjedhjes suaj, një gjë është e qartë: higjiena e shtratit është po aq e rëndësishme sa edhe vetë dushi. Ekspertja këshillon që çarçafët dhe jastëkët të lahen të paktën një herë në javë, për të parandaluar grumbullimin e mikrobeve dhe ndotësve. Syri.net-iefimerida

LEXO EDHE:

Back to top button