Liverpulli ofron 150 mln euro, Virtz anon kah Bajerni

Florian Virtz ende nuk ka vendosur se cila duhet të jetë skuadra e tij e radhës. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi gjerman, bashkë me familjen, këto ditë qenë në Liverpull  për të marrë ofertën zyrtare të klubit anglez.

U duk sikur ky fluturim drejt ishullit hipotekoi gjithçka, por jo. Edhe pse Liverpulli është gati të investojë 150 mln euro, Virtz po anon nga Bajerni.

Klubi bavarez, edhe pse ofron më pak, i garanton diçka më shumë në aspekt sportiv dhe njerëz. Familja e lojtarit mendon se nuk është momenti për t’u larguar nga Gjermania, sepse Virtz është ende i ri. Ai ka nevojë të fitojë përvojë në futbollin gjerman.

Së dyti, Bajerni po rikrijon boshtin e kombëtares gjermane. Xhonatan Tah, Xhoshua Kimih, Leon Goretzka, Leroj Sane, Serzh Gnabri dhe Jamal Musiala.

LEXO EDHE:

Back to top button